Çitaku reagon për rastin e Marigonës: Nuk pata forcë me lexu deri në fund aktakuzën

Aktuale

Çitaku reagon për rastin e Marigonës: Nuk pata forcë me lexu deri në fund aktakuzën

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:59
Vlora Çitaku

Dje u publikua aktakuza e cila është ngritur për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.

Aktakuza përmbante detaje të rënda. Për këtë ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ajo ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaçes e Arbër Sejdiut.

Postimi i plotë:

Nuk pata forcë me e lexu deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës.
Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve.

Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapsirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat