Hydajet Hyseni u drejtohet deputetëve me termin “delegatë”, më pas u kërkon falje

Aktuale

Hydajet Hyseni u drejtohet deputetëve me termin “delegatë”, më pas u kërkon falje

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:24
Hydajet Hyseni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni në fjalën e tij para deputëtëve, u është drejtuar atyre me epitetin “delegatë”.

Pas kësaj, ai u ka kërkuar falje atyre për këtë mënyrë të të drejtuarit.

“Të nderuar delegatë, deputetë më falni”, u shpreh ai.

Ai vazhdoi me fjalimin e tij në lidhje me projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës.

“Komisioni për legjislacion në mbledhjen e mbajtur me 28 qershor ka shqyrtuar projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës me amandamentet e propozuara  nga komisioni”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat