​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë

Aktuale

​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka konfirmuar se aksioni i sotëm policor në katër lokacione në komunë të Shtërpcës tashmë ka përfunduar.

Maloku këtë e ka bërë të ditur përmes telefonit. 

Lokacionet ku është zhvilluar aksioni janë tek objekti i strukturave paralele, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc. 

Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, material e dokumentacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat