Qalaj i përgjigjet Haxhiut: Të jeni më e kujdesshme kur...

Aktuale

Qalaj i përgjigjet Haxhiut: Të jeni më e kujdesshme kur...

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:32
Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i është kundërpërgjigjur kritikave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që dha ndaj tij, për aderimin në këtë subjekt partiak, me të përfunduar detyrën si drejtor i Policisë së Kosovës.

Qalaj i kërkoi Haxhiut të ketë kujdes me paraqitjet e saj dhe atë se si iu drejtohet kolegëve deputetë.

”Ministre [Albulena Haxhiu], me na shit moral, është bukur mirë por jo nga ju. Ju e dini minister e nderuar sa keni bërë në këtë kuvend. Besoj që është turp, me folë për këtë send personalisht. Ne jemi deputet dhe kemi të drejtë ta kemi opinionin tonë. Ju jeni ministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që jeni duke mbrojtur sot ligjin këtu, që është krejt normale. Mirëpo të jeni pak më e kujdesshme kur i drejtoheni deputetëve, se mundet me t’u kthy boomerang”.

E të mënjëhershëm e pati reagimin ministrja Haxhiu, duke thënë se nuk janë penduar as sot, për sjelljet e tyre me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

”Për veprimet tona ne jemi përgjigj përpara ligjit, pavarësisht se kanë qenë politike ne jemi dënu nga gjykatat për ato. Dhe asnjëherë pishman si bijmë për gazin lotsjellës, sepse kanë qenë veprime politike, sepse pikërisht falë asaj rezistence në kuvend dhe jashtë kuvendit, sot nuk e kemi Zajednicën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat