Gani Geci publikon videon: Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u dërguan për ushtrime ushtarake nga Ibrahim Rugova

Aktuale

Gani Geci publikon videon: Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u dërguan për ushtrime ushtarake nga Ibrahim Rugova

Nga: P.R Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:40
Foto arkiv/ Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari në njërën nga takimet mes tyre

Janë bërë 30 vite që kur njësiti gueril i Llaushës në qendër të Skenderajt kreu aksionin e parë kundër forcave serbe, ku pati të vrarë dhe të plagosur.

Për aksionin e kryer me 7 korrik të vitit 1992, ish deputeti i LDK-së, Gani Geci thotë se u bë me urdhër të komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Sot bëhen 30 vjet që kur njësiti gueril i Llaushës, Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari kanë kryer aksionin e parë ushtarak kundër forcave serbe në qendër të Skenderajt”, ka shkruar Geci, teksa ka publikuar një video ku shfaqet pranë shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në video, Geci thotë se Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u dërguan për ushtrime ushtarake në Shqipëri nga Ibrahim Rugova.

“Për herë të parë Presidenti Rugova dërgoi në ushtrime ushtarake Sali Çekun, Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin”, thotë Geci, teksa tregon më tej detajet e sulmit të kryer me 7 korrik të vitit 1992.

Për më shumë, shikojeni videon:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat