Vazhdon qëndrimi i Kurtit në Greqi, takon biznesmenin e interesuar për investime në Kosovë

Aktuale

Vazhdon qëndrimi i Kurtit në Greqi, takon biznesmenin e interesuar për investime në Kosovë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 00:01
Kurti në takim me biznesmenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i Texan Envipco Hellas Group.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Texan Envipco Group është kompani me bazë në Connecticut të SHBA-së dhe merret me riciklim. Mourgos është shprehur i interesuar për të investuar në Kosovë dhe për të sjellë njohuritë e tij rreth kësaj fushe, sipas komunikatës.

Mourgos foli për veprimtarinë e kësaj kompanie riciklimi, që prinë në Greqi dhe Evropë sa i përket fushës së saj të ekspertizës sidomos me makineritë përkatëse moderne.

Siç thuhet në kominikatë, Mourgos shprehu interesim për të investuar në Kosovë si dhe për të sjellë përvojat e tyre në vendin tonë.

“Kryeministri Kurti mirëpriti interesimin e tyre dhe i inkurajoi që të vijnë në Kosovë. Ai theksoi se Republika e Kosovës ofron mjedis të sigurt për investime, kushte të favorshme operimi dhe të të bëri biznes. Ai potencoi stabilitetin institucional aktual, që është parakusht për investim si dhe tregun e punës me fuqi punëtore të kualifikuar”, thuhet në komunikatë.

Mourgos tha që do të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të diskutojë konkretisht me ministritë dhe ekspertët përkatës për mundësitë e fillimit të investimit në Kosovë nga kjo kompani që riciklon plastikën, qelqin dhe aluminin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat