Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez: Do të mbahet mend si aleat i Kosovës

Aktuale

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez: Do të mbahet mend si aleat i Kosovës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:41
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzël Abe, i cili u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në Japoninë Perëndimore.

Osmani tha se Abe ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë, dhe se do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat