Dukaj: Nuk besoj që marrëveshja me Kishën Serbe do ta rrëzojë Abazoviqin nga pushteti

Aktuale

Dukaj: Nuk besoj që marrëveshja me Kishën Serbe do ta rrëzojë Abazoviqin nga pushteti

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 08:14
Kristjan Dukaj

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Politologu, Kristjan Dukaj tha se para se të formohej Qeveria e pakicave me Dritan Abazoviqin në krye, të gjitha partitë që janë pjesë e pushtetit, duke përfshirë edhe partinë e Milo Gjukanoviqit kanë nënshkruar një dokument përmes së cilës garantohej se kjo qeveri do të  nënshkruaj marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

Dukaj sqaroi se pse po kundërshtohet kjo marrëveshje.

“Ka pasur protesta ditëve të fundit para Qeverisë dhe në qytetet tjera të Malit të Zi. Dhe ajo që për Partitë pro-malazeze dhe për malazezët është e papranueshme është fakti që në këtë dokument, siç e quajn ata Dokumenti Themelor, Kishës Ortodokse Serbe i pranohet kontinuiteti që nga viti 1200. Ndërsa, në Serbi po të njëjtës kishë kontinuiteti i fillon në vitin 1800. Pra 6 shekuj më parë në Mal të Zi sesa në Serbi. Për palën pro-malazeze është e papranueshme dhe sipas tyre këtu kish po vendoset mbi shtetin dhe sipas tyre këtu shteti e humb sovranitetin. Ndërsa Abazoviqi sot tha se kjo marrëveshje nuk përfshinë asgjë që është mbi Kushtetutën apo ligjin e Malit të Zi”, deklaroi Dukaj.

Ai më tej tha se nuk pret që Qeveria malazeze e udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazoviq do të rrëzohet për shkak të kësaj marrëveshjeje.

“Ndoshta dilema kryesore është se a e rrëzon Dritan Abazoviqin e gjithë kjo nga pushteti. Unë jam këtu jam skeptik, pasi që këtu domosdoshmërisht nuk do të thotë se mund ta rrëzojë Abazoviqin, edhe pse u kërcënua nga dy ministri se do ta rrëzojnë nëse shkon deri në fund, por ai i shkoi deri në fund dhe si duke është i gatshëm edhe për pasojat. Por është shumë skeptike se a do të rrëzohet Qeveria pasi që partitë që janë në opozitë janë parti të cilat kryesisht e mbështesin një gjë të tillë. Dyshoj se kjo mund ta rrëzojë Dritanin nga kreu i Qeverisë së Malit të Zi”, shtoi Dukaj.

Ai tha se Dritan Abazoviq është treguar i guximshëm dhe ka marrë përsipër edhe rrezikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat