Arsyet dhe emrat/ Nga tre kryeministrat shqiptar, dy janë afër dorëheqjes

Aktuale

Arsyet dhe emrat/ Nga tre kryeministrat shqiptar, dy janë afër dorëheqjes

Nga: P.R Më: 10 korrik 2022 Në ora: 23:21
Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq

Profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet në Mal të Zi, si dhe protestën e zhvilluar nga opozita në Shqipëri.

Pas vendimit të partisë DPS-së të Milo Gjukanoviq që ta heq mbështetjen për Qeverinë, Maxharraj paralajmëron rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Dritan Abazoviq.

“Nga sot e tutje qeveria nuk e ka më mbështetjen e Partisë së Gjukanoviqit DPS, e cila edhe mund të rrëzohet në çdo rast, por edhe nga shkaku se Dritan Abazoviq na doli bashkëpunëtor i Kishës Serbe, por edhe bashkëpunëtor i Ramës dhe Vuqiçit”, shkruan Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Maxharrajt, edhe Edi Rama është në prag të largimit nga posti i kryeministrit.

“Edi Rama duhet të japë domosdoshmërisht dorëheqje ose të detyrohet të bëjë këtë sa nuk është vonë sepse ky njeri me mbështetje të Serbisë dhe sllavizmit në përgjithësi i kyçur në planet e tyre hegjomoniste, mund të jetë i dëmshëm për vetë Shqipërinë, por me tepër edhe për Kosovën, i cili trupërisht po përzihet në punët e brendshme te Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Maxharraj.

Postimi i plotë:

Nga tre kryeministrat shqiptar dy janë afër dorëheqjes?!

Nuk kaluan shumë kohë ku ne shqiptarët euforist siç jemi gjithmonë filluam të lavdërohemi se si ne shqiptarët në Ballkan i kemi tre kryeministra në Ballkanin Perëndimor Edi Ramën në Shqipëri, Albin Kurtin në Kosovë dhe Dritan Abazoviq në Mal të ZI, kurse i katërti u zgjodh ne Australinë e largët me origjinë shqiptare.

Gati se nuk pëlcite nga gëzimi dhe hareja. Por nuk ishte krejt ashtu. Të shohim me radhë pse nuk është kështu, pse duhet dy kryeministra shqiptarë gjithsesi të japin dorëheqje apo të largohen.

1.Së pari, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë duhet sa më shpejtë të largohet nga pushteti.

Të enjten e kaluar me 7 korrik 2021 në Tiranë me organizim të opozitës dhe shoqërisë civile u mbajt protesta me madhështore, dinjitoze ku morën pjesë me qindra e mijëra protestues nga të gjitha anët e Shqipërisë. Një protestë e tillë nuk mbahet mend në historinë e Shqipërisë.

Protesta e opozitës në Tiranë u mbajt nën moton e akuzave të shumta drejtuar qeverisë për abuzim me shtetin, për korrupsionin megamolan si dhe rrjetet e drogës. Si pasojë e kësaj qeverisje të keqe dhe korruptive të Edi Ramës shumë qytetar mbi 300 mijë janë detyruar të lëshojnë vendin për të kërkuar ekzistencën jashtë vendit.

Por protestuesit ishin të mllefosur edhe me lidhjet e Edi Ramës me Serbinë e sidomos me Aleksandër Vuçiq për t’i quar përpara planet serbo-sllave-ruse qe kanë për qellim hegjemonizmin serb në Ballkanin perëndimor që mundëson depërtimin e Rusisë ne këto anë.

Edi Rama ky santrap, egoist është shumë i dëmshëm të qëndrojë në pushtet edhe më tej për shkak se së pari është i dëmshëm për vetë Shqipërinë, por edhe më shumë për Kosovën te cilën sikur e ka harruar duke u angazhuar për interesat e Serbisë fashiste dhe gjenocidiale. Ky mjeran sikur ka harruar krimet, masakrat dhe gjenocidin serb mbi popullsinë shqiptare në Kosovë por edhe i injoron ato bash n2 stilin e Vuçiqit. Kështu atij nuk ia ndien palla duke i injoruar liderët kosovar por që përqafohet si me vëllain e vetë me Vuçiqin, sepse edhe vetë këto ditë deklaroi: ”me lejoni qe edhe Vuçiqin ta kem vëlla”.

Protesta madhështore, dinjitoze me pjesëmarrje të mijëra e mijëra protestues haptas kërkuan dorëheqjen, largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Mirëpo duke e parë natyrën egoiste si të egërsirës kryeministri Edi Rama nuk dha dorëheqje për gabimet e shumta gjatë qeverisjes së tij. Edhe ky iu bashkua të gjithë atyre liderëve injorant si në Shqipëri dhe Kosovë që për skandalet dhe aferat e tyre nuk japin dorëheqje. Në ndërdijen e Shqiptarëve të cilët dorëheqjen e konsiderojnë si turp e jo si shenjë e ndërgjegjes për gabimet e tyre.

Pra, Edi Rama nuk pritet te jepë dorëheqjeje por duhet qe ai te shkarkohet ose te detyrohet te jepë dorëheqje e kjo arrihet me vazhdimin e protestave të pa ndale deri sa të dorëhiqet apo ta heqin, bash sikur vepruan protestuesit në Shri Lank kur pas disa ditëve protestave kogja agresive e detyruan kryetarin e saj Gotabaya Rajapaksa të jep dorëheqje. Dorëheqje dha edhe kryeministri i Britanisë Jonson vetëm për një gabim të vogël të bërë para katër vitesh, por që e dëgjoi ndërgjegjen e vet dhe dha dorëheqje.

Edi Rama duhet të japë domosdoshmërisht dorëheqje ose të detyrohet të bëjë këtë sa nuk është vonë sepse ky njeri me mbështetje të Serbisë dhe sllavizmit në përgjithësi i kyçur në planet e tyre hegjomoniste, mund të jetë i dëmshëm për vetë Shqipërinë, por me tepër edhe për Kosovën, i cili trupërisht po përzihet në punët e brendshme te Kosovës.

2.Së dyti, kryeministri i Malit të Zi, poashtu është afër rrëzimit të tij nga pushteti për shkak të animit me Serbinë, kundër interesave të Malit të Zi.

Pas rrëzimit me mocion të qeverisë proserbe të kryeministrit Zdravka Krivokapiç, pak ditë me vonë me 28 prill 2022 u zgjodh qeveria e pakicës me shqiptarin kryeministër Driton Abazoviq. Kryeministri Abazoviq kurrë nuk do të vinte në pushtet pa ndihmën e Partisë DPS-së të Milo Gjukanoviq. Kryeministri Dritan Abazoviq erdhi në pushtet me premtimin se Mali i Zi i përket perëndimit, u zotua për reforma, për punësim, u zotua se nuk do te përkrah “Open Ballkanin” e Vuçiqit dhe Ramës. Abazoviç është një njeri i pa pjekur në politikë, shkon andej e këndej kah frynë era.

Por, ende pa u bërë dy muaj të plotë si kryeministër e ndërroi busullën, e ndërroi kahjen, u kthye kah Serbia. Është kjo e turpshme dhe skandaloze për një kryeministër shqiptar.

Arsyeja kryesore marrëveshja që ai e bëri me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave të qeverisë minoritare te Abazoviq me 8 korrik 2022. Menjëherë sot reagoi mbështetësi kryesor DPS e Gjukanoviç për këtë skandal shtetëror i cili ishte kundër marrëveshjes për krijimin e qeverisë Abazoviq. DPS sot “deklaroi se marrëveshja e qeverisë Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe është e dëmshme duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme shtetit dhe i kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi”. Nga sot e tutje qeveria nuk e ka më mbështetjen e Partisë së Gjukanoviqit DPS, e cila edhe mund të rrëzohet në çdo rast, por edhe nga shkaku se Dritan Abazoviq na doli bashkëpunëtor i Kishës Serbe, por edhe bashkëpunëtor i Ramës dhe Vuqiçit.

Por nuk është kjo krejt, kryeministri Dritan Abazoviq më parë kishte deklaruar se nuk e përkrah projektin serbo-madh ”Ballkani Hapur”, por me vonë me miklimet dhe joshjën e Edi Ramës nën trysnin e Vuçiqit e pranoi çfarë iu bashkua interesave të Serbisë dhe Rusisë për shtrirje të ndikimit të tyre në Ballkanin Perëndimor, e pse jo edhe se ky “Ballkani i Hapur” është vetëm hapi i parë drejt një mini-jugosllavie me dominimin hegjemonist serb.

Pra, siç po shihet nga tre kryeministra shqiptar për të cilët lëvdoheshim se i kemi, por qe s’janë të hairit, dy prej tyre Edi Rama dhe Dritan Abazoviq se shpejti sidomos Dritan Abazoviç do largohet vetëm me luajtjen e gishtit të Milo Gjukanoviq që e ka në dorë si zogun e pulës, kurse Edi Rama me i pas vetëm dy kokrra mend në kokë pas kësaj proteste masive madhështore, duhet të kuptoj se më nuk e ka vendin si kryeministër, por duhet të largohet nga pushteti, ose duhet të shkarkohet nën presionin e demonstratave masive të përditshme, sa nuk ëhtë bërë vonë, sa ai nuk ka bërë edhe ndonjë dëm më të madh Shqipërisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat