​Historianët e Deçanit përplasen me udhëheqës të Manastirit

Aktuale

​Historianët e Deçanit përplasen me udhëheqës të Manastirit

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Në një reagim dërguar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan mes tjerash thuhet se për 15 vite aktivitet në qytetin e Deçanit, në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk kemi shpifur. Manastiri i Deçanit, është objekt me rendësi tepër të veçantë, i kulturës dhe historisë së Kosovës, i respektuar dhe i ruajtur ndër shekuj nga shqiptarët vendas.

Kreu i Manastirit të Deçanit, e din shumë mirë së këtë tempull fetar në vazhdimësi qysh nga koha e Perandorisë Osmane e ka ruajtur Familja Demukaj nga Deçani, dhe gjithandej shqiptarët e tjerë. E kemi për obligim profesional, që të demaskojmë politikën anti shqiptare të kreut të Manastirit, i cili në vazhdimësi sillet si viktimë.

Kreu i Manastirit të Deçanit, në raport me institucionet e Kosovës përdorë standarde të dyfishta. Ai flet gjithnjë dhe në vazhdimësi kundër shtetësisë së Kosovës dhe në gjuhën e tij të folur dhe shkruar ai e përdor termin: “Kosova dhe Metohia”, pra nuk i referohet emrit kushtetues të Kosovës, Republika e Kosovës.

Prandaj, Janjiçit, kur i konvenon një gjë, ai thirret menjëherë në institucionet e Kosovës, dhe si të tilla ai nuk i njeh. Pra, ai duhet të reflektojë, të pranojë shtetësinë e Kosovës dhe të mos loboj kundër saj. Më tej në komunikatë theksohet se ashtu siç e din edhe vet kreu i Manastirit të Deçanit, por edhe opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtarë në Kosovë e jashtë saj, Manastiri dhe pasuritë e tij, janë vendet me të sigurta në Republikën tonë, pasi që sigurinë e tij e bëjnë forcat e NATO-së të misionit të KFOR-it. 

I kujtojmë kreu të Manastirit, se Manastiri i Deçanit gëzon privilegje të jashtëzakonshme, privilegje këto që i’a kanë njohur institucionet e Republikës së Kosovës, shteti që Igumeni Janjiç nuk e njeh. Ne në vazhdimësi kemi theksuar dhe mbrojtur me fakte se pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës i’u kanë dhënë Manastirit duke u thirrur në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit, pra të vitit 1993 dhe 1997, dhe se ky vendim i kushtetueses është në kundërshtim me nenin 113, paragrafi 7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

E themi me bindje të plotë së Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykim e saj të majit 2016, i’a ka mohuar një të drejtë elementare qytetareve të Deçanit, ndërmarrjeve dhe punëtoreve të tyre, e assesi Manastirit të Deçanit.

Askush në Kosovë, nuk ia ka mohuar Manastirit të Deçanit të drejtat e tij, por sjelljet e kreut të këtij tempulli, kanë bërë që ai të viktimizohet në vazhdimësi. Pra, e themi dhe duhet të thuhet në vazhdimësi se Manastiri i Deçanit është objekti dhe vendi më i sigurt në Kosovë sepse atë dhe zonën përreth tij me një perimetër me kilometra e ruajnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Manastiri i Deçanit, nuk rrezikohet nga askush, përveç nga politika e kreut të tij, Igumenit Janjiç.

Bëjmë thirrje për paqe dhe harmoni të ndërsjelltë. Manastiri dhe deçanasit kanë jetuar ndër shekuj në harmoni, dhe duhet të vazhdojnë të jetojnë. Manastiri mbetet objekt i vlefshëm për ne dhe kulturën tonë. E përsërisim prapë, se renditja e organizatës “Europa Nostra”, që i ka bërë Manastirit të Deçanit në vitin 2021, ka qenë dhe mbetet një skandal, i cili nuk përkon me realitetin dhe organizata duhet t` i kërkojë ndjesë Kosovës, thuhet në regimin e Lidhjes së Historianëve ,,Ali Hadri” në Deçan.

Të theksojmë se një ditë më parë, kanë reaguar nga Manastiri i Deçanit në një postim në faqen e tyre zyrtare në Twitter, duke thënë se shpifjet e një grupi që e quajnë veten historianë dhe sulmet që kanë ndodhur janë treguesit më të mirë që janë të rrezikuar.

“Shpifjet e vazhdueshme nga një grup që e quajnë veten “historianë të Deçanit”, krahas 4 sulmeve të armatosura në Manastirin tonë në vitet e kaluara si dhe mohimi i vazhdueshëm i të drejtave tona ligjore të garantuara nga Gjykata dhe ligjet e Kosovës janë treguesit më të mirë se jemi të rrezikuar”, thuhet në postimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat