Paralajmëron Pozhari: Kosova po zbrazet përditë, e syleshat dhe trutredhurit po vjedhin me bismilah

Aktuale

Paralajmëron Pozhari: Kosova po zbrazet përditë, e syleshat dhe trutredhurit po vjedhin me bismilah

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:30
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se udhëheqësit në Kosovë e kanë kuptuar se populli mashtrohet lehtë. Ai ka alarmuar se derisa Kosova po zbrazet çdo ditë, “trutedhurit” nuk janë duke e parë ende.

Pozhari ka hedhur  kritika edhe ndaj hoxhallarëve.

Reagimi i plotë i Pozharit në Facebook:

Me fol për çmimin e lartë të pagesës për haxh, menjëherë të vërsulën grupe të interesit, kush je ti me fol? Thuajse duan ta "privatizojnë" fenë.

Me fol për privatizimet e tokave dhe fabrikave dhe me drejtu gisht kah përgjegjësit, menjëherë përkrahësit e tyre të gjuhen me fjalët - ku ke qenë ti në luftë kur qeta ta kanë çliruar b...?

Me fol për Gjykatën Speciale dhe dështimin e në sistemin e drejtësisë, menjëherë vërsulën ata që thonë- qeta ta kanë pru pavarësinë.

Pra, qysh e kemi popullin, qashtu i kemi edhe udhëheqësit. Ata e kanë kuptu se mashtroheni lehtë. Një shkrimtar i imi i preferuar thoshte: Derisa ka dele do të ketë gjithmonë se kush do t'i qeth.

Vazhdoni lypni xhamia e hurma, se sa për arsim nuk e kemi asnjë problem, - jemi populli me numrin më të madh të magjistrave dhe të doktorëve të shkencës. Por, çuditërisht askush nuk po na i do këta mendjendritur. As hoxhallarët e politikanët.

Të gjitha shtetet na e kanë shënjestruar rininë, nga e cila po zbrazet Kosova përditë. E, syleshat e trutredhurit hala nuk janë tu e pa. Njëjtë siç nuk e shohin as salltanatin e këtyre që ju shesin mend, vjedhin me bismilah dhe harrojnë premtimet masi e marrin pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat