Djalit të Naser Kelmendit i konfiskohen BMW-ja luksoze, paratë dhe armët

Aktuale

Djalit të Naser Kelmendit i konfiskohen BMW-ja luksoze, paratë dhe armët

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:36
Elvis Kelmendi

Tri vetura të markës gjermane “BMW” janë konfiskuar nga autoritetet e Bosnjë dhe Hercegovinës në aksionin policor që prangosi Elvis Kelmendin, djalin e të akuzuarit për trafikim me narkotik, Naser Kelmendit, të martën në Sarajevë.

Njësia Speciale e Policisë boshnjake ka arrestuar të martën shtatë persona të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë trafikun e drogave dhe armëve, në dy lokacione të ndryshme në Sarajevë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Elvis Kelmendi, 44-vjeç. Ai është djali i Naser Kelmendit, i cili tash e disa vjet po përballet me drejtësinë kosovare nën dyshimin për trafikim me narkotik.

Gjatë operacionit të djeshëm policor, të emërtuar “Rez”, janë kontrolluar banesat, objektet e hotelerisë dhe automjetet e përdorura nga Elvis Kelmendi dhe dy të arrestuarit e tjerë, Ajlin Ahmiq, Anel Sejfoviç.

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit në lokacionet e lartpërmendura, ka konfiskuar një sasi të madhe parash, tri vetura të markës “BMW”, tri pistoleta dhe një pushkë automatike HK3.

Siç raporton e përditshmja boshnjake,  “Avaz”, bazuar në provat e mbledhura nga Prokuroria, të dyshuarit pretendohet se vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara, i cili kontrabandonte dhe shiste sasi të mëdha të lëndëve narkotike në tregun ilegal të drogës në Sarajevë dhe qytete të tjera për një periudhë të gjatë kohore.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve, po hetohen edhe paratë e fituara me veprimtari të dyshuar të paligjshme.

Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, ushtruesi i detyrës së prokurorit do të vendos për hapat e mëtutjeshëm dhe vazhdimin e hetimeve në këtë rast, raporton “Avaz”.

E përditshmja boshnjake, “Avaz” ka zbuluar ekskluzivisht emrat e të gjithë të arrestuarve. Ata janë: Elvis Kelmendi (1978), Slobodan Tomaniç (1971), Harun Babiç (2000), Anel Sejfoviç (1987), Ajlin Ahmiç (1984), Amer Pehliç (1984) dhe Armin Kulasheviç (1984).

Aksioni është zhvilluar në dy lokacione të Sarajevës, në Ilixha dhe Neum.

Elvis Keljmendi, së bashku me dy persona të tjerë, është arrestuar në Neum. Ai dyshohet për disa krime të sanksionuara me kodin penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat