Përfundon mbledhja e Kryesisë / ​Kuvendi i Kosovës mblidhet më 21 korrik

Aktuale

Përfundon mbledhja e Kryesisë / ​Kuvendi i Kosovës mblidhet më 21 korrik

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 06:36 Përditësuar në ora: 11:03 më 15.07.2022
Kuvendi i Kosovës

​Kuvendi i Kosovës mblidhet më 21 korrik

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se më 21 korrik do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, kjo seancë do të nis me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara pastaj do të nis seanca plenare me disa pika të rendit të ditës përfshirë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Kusari-Lila tha se në rend dite do të jetë edhe mocioni përmbajtësor i propozuar nga LVV për rezolutën për masat qe do t’i ndërmarrë Qeveria për ballafaqim me rritjen e çmimeve.

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës janë 12 pika:

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-154 për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”,

5. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

9. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

11. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

12. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Mblidhet kryesia në rend dite, përgatitjet për seancë të re

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë disa pika që kanë të bëjnë me përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës.

Në rendi dite ësshtë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, shqyrtim i dytë i Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021.

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat