Fatmire Kollçaku e VV-së thirrje opozitës: Përkrahni iniciativat ligjore të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve

Aktuale

Fatmire Kollçaku e VV-së thirrje opozitës: Përkrahni iniciativat ligjore të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 08:50
Fatmire Kollçaku

Numër i madh i projektligjeve gjatë këtij sesioni të punës së Kuvendit janë bartura nga seanca në seancë, duke mos marrë kështu miratimin e të zgjedhurve të popullit.

Mungesa e deputetëve të pushtetit në seanca ka bërë që të dështojë miratimi i ligjeve me rëndësi, mirëpo në shumë raste edhe pse ishin prezentë deputetët e opozitës kanë pamundësuar votimin.

Pozitë e opozitë fajsojnë njëra tjetrën për mosbashkëpunim, duke konsideruar se krejt kjo po ndodh për inate politike dhe se krejt kjo po shkon në dëm të qytetarëve.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku u ka bërë thirrje deputetëve opozitar që t’i përkrahin iniciativat ligjore ngase po cenohet interesi i qytetarit.

Ajo shton se në një shtet demokratik, opozita duhet që të përkrah iniciativat që ndikojnë në mirëqenien e të gjithëve.

“Tradicionalisht mazhoranca duhet t’i sigurojë votat për projektligjet dhe çështjet që janë me rëndësi për vetë qeverinë aktuale që të votohen. Mirëpo kishte qenë mirë që në parim edhe opozita të mbështes iniciativa të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve. Nuk është ratifikuar miratimi i një marrëveshje tejet të rëndësishme që ka të bëjë me mirëqenie sociale ku për reformimin e skemës sociale ku do të përfitonin qytetarët. Inkurajojë deputet opozitar që kur janë çështjet me prioritet për jetën e qytetarëve që ti përkrahin ato iniciativa qoftë ligjore apo plotësim ndryshime të ligjeve sepse aty po preket interesi i qytetarit”, ka deklaruar ajo për EO.

“Unë mund të them se dëmtohen qytetarët. Ato inate politike unë jo që i kuptoj, por është e natyrshme që opozita mos t’i votojë projektligjet e Qeverisë, por nuk është e natyrshme që të mos i votojë ato që janë jetike për qytetarët. Pra në një shtet demokratik edhe deputetët e opozitës duhet të votojnë atëherë kur diçka e prek direkt qytetarin”, tha Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat