Uron fqinjët për hapjen e negociatave, Osmani ka një thirrje urgjente për BE-në

Aktuale

Uron fqinjët për hapjen e negociatave, Osmani ka një thirrje urgjente për BE-në

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:49
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani thotë se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri teksa uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së.

Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri!

Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Image
Postimi i Osmanit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat