Hapja e negociatave Shqipëri-BE, Pacolli i ka disa fjalë

Aktuale

Hapja e negociatave Shqipëri-BE, Pacolli i ka disa fjalë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:12
Edi Rama dhe Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme dhe historike.

“27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të hapin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Një ditë e rëndësishme dhe historike për shqiptarët që nga sot afron vendin drejt anëtarësimit përfundimtar.

Puna e mirë meriton lëvdata. Urime popullit shqiptar dhe mikut tim, kryeministrit Edi Rama’, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat