Sherifi: Qeveria Kurti na vodhi idenë për punësimin e nga një anëtari për secilën familje të papunë

Aktuale

Sherifi: Qeveria Kurti na vodhi idenë për punësimin e nga një anëtari për secilën familje të papunë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:37
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vjedhur idenë e partisë së tij për skemën “Qeveria për Familjen”.

“Idenë e kanë vjedh fjalë për fjalë nga Nisma Socialdemokrate , por e kanë ndryshuar për të keq në disa aspekte. Për shembull, në vitin 2017, patëm propozuar që për secilën familje të papunë të punësohet një anëtar, dhe atë të paguhet për 1 vit të plotë më 100% të pagës. Madje biznesi detyrohej edhe pas një viti ta mbajë punëtorin në punë për 18 deri në 24 muaj”, ka thënë Sherifi.

Sipas Sherifit, kjo iniciativë e qeverisë është “joserioze”.

“Derisa këta e kanë bërë të punësohet vetëm për 6 muaj, dhe të paguhet vetëm 70%, kjo është joserioze, pasi një punëtori do t’i duhen këta muaj vetëm të adaptohet me punën e re, dhe a dihet çfarë ndodh më pas me atë punëtor. Asnjë kompani serioze, nuk do të hynte në këtë proces, vetëm për 6 muaj”.

Ai ka sqaruar se në atë kohë për këtë ide e kishin marrë si model Gjermaninë.

“Shteti gjerman pati vepruar në atë mënyrë, sepse konsideronte që më shumë do ti kushtonte ta mbante një të papunë, sepse ai as nuk do të paguante taksa, dhe e në anën tjetër do të ishte barrë për shtetin”, tha tutje Sherifi.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në fushatën zgjedhore të viti 2017, kishte thënë se “nga këtu do të fillojmë zbutjen e kësaj pabarazie. Me neve ma asnjë familje në Kosovë nuk do të mbetet pa e pasur një pagë ose një anëtar të punësuar”.

Ndryshe, çdo qytetari të Kosovës, i cili është mbajtës i një familjeje në të cilën nuk punon asnjë anëtar, do t’i ofrohet punësim përmes skemës “Qeveria për familjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat