​Abdixhiku uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën

Aktuale

​Abdixhiku uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:52
Kryetari i Lidhja Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhja Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në twitter, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. 

Abdixhiku ka shkruar se hapja zyrtare e negociatave është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për shtetet fqinje por edhe për mbarë Ballkanin Perëndimor. 

Ai ka vlerësuar këtë moment historik për shtetet fqinje, duke e konsideruar si vizion të prekshëm edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Abdixhiku ka thënë që tani është radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Ky është vërtet një moment historik për fqinjët tanë; një vizion i prekshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Koha për heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat