Mbledhja e Qeverisë/ Ky është vendimi për çmimet e larta – Ndahen mjete për bizneset dhe diasporën

Aktuale

Mbledhja e Qeverisë/ Ky është vendimi për çmimet e larta – Ndahen mjete për bizneset dhe diasporën

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 08:23 Përditësuar në ora: 13:57 më 20.07.2022
Mbledhja e Qeverisë

​Qeveria pritet të hartojë Ligjin për çmimet në produktet bazë, ndan 200 mijë euro për Luginën

Plot njëzet vendime ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ekzekutivi përmes ndryshimit të agjendës legjislative, synon hartimin e Projektligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore. Ndërkohë, ndau 5.5 milionë euro për të vazhduar mbështetjen ndaj stafit shëndetësor, si dhe rreth 200 mijë euro për sigurimin e librave për Luginën e Preshevës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se është i nevojshëm hartimi i rregullave që mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë.

Sipas tij, i njëjti duhet të miratohet në Qeveri më së largu deri në muajin gusht.

Kurti: Duhet të hartojmë rregulla që mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme

“Kësaj radhe po bëjmë përditësimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do të mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë. Për të adresuar gjendjen në treg është e pashmangshme që Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht gjatë këtij viti”, tha ai.

Duke prezantuar mbështetjen financiare ndaj stafit shëndetësor, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ndaj tyre do të ketë shtesa prej 10 përqind mbi pagën bazë, për muajt korrik-dhjetor 2022.

Murati: Vazhdon mbështetja financiare ndaj stafit shëndetësor

“Po vazhdohet mbështetja që ka qenë për stafin shëndetësor në kuadër të masave të marra në luftën kundër pandemisë COVID-19. Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë të vazhdojë deri në fund të muajit qershor 2022. Mirëpo me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë se mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, 10 për qind mbi pagën bazë. Konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar dhe angazhuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihen të ndahen mjete në shumën financiare prej 5.5 milionë euro”, tha ai.

Krahas kësaj, ekzekutivi ndau edhe 1.7 milionë euro për grante për zanatin.

Qeveria miratoi edhe programin për diplomaci qytetare, që sipas ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, forcon lidhjet me mërgatën dhe i ofron atyre mundësi angazhimi në MPJD.

Gërvalla: Programi për diplomaci qytetare i ofron mundësi angazhimi mërgatës në MPDJ

“Programi për diplomaci qytetare është një program pilot i MPDJ-së dhe qëllimi është që të ndërlidh profesionistët nga mërgata, duke iu ofruar hapësirë angazhimi në MPJD, si pjesë e një programi 6-mujor”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi edhe tri projektligje që prekin sektorin e sigurisë. Kabineti qeveritar i dha dritë të gjelbër Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për FSK-në dhe Projektligjit për Shërbimin në FSK.

Po ashtu mori vendim edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme shoqërore të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e rrugës në pikën kufitare në Han të Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Krahas këtyre, Qeveria e emëroi edhe bordin e Ndërmarrjes Publike “KRU Gjakova”, i cili do të udhëhiqet nga Urim Gashi, ndërsa anëtarë të tjerë do të jenë, Arianeta Nura, Vildane Maloku dhe Jeton Haxhijaha.

Paraprakisht në adresimin e tij para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu urimet për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Kurti: Vendimi i djeshëm shton përkushtimin për reforma në rajon

“Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt Bashkimin Evropian. Edhe një herë i uroj Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ne i gëzohemi kësaj arritje historike të dy vendeve. Ky vendim i Bashkimit Evropian na shton përkushtimin për reforma që transferojnë rajonin tonë dhe rrjedhimisht edhe Evropën”, tha ai.

90 mijë euro për diasporën – Kurti: E realizuam premtimin

Qeveria e Kosovës, ka ndarë 90 mijë euro për realizimin e një programi të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila mundëson që mërgata kosovare të angazhohet për gjashtë muaj në institucionin në fjalë.

Pra, përmes këtij programi qeveria po stimulon rritjen e rolit të mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit, e cila njihet ndryshe edhe si diplomaci qytetare.

E sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me vendimin në fjalë Qeveria e Kosovës po e përmbush një pikë të programit të tij qeverisës.

“Paraqes para jush propozim-vendimin e MPJD-së për miratimin e programit për diplomaci qytetare dhe ndarjen e mjeteve buxhetore prej 90 mijë euro për realizimin e këtij programi. Pra ky propozim-vendim ka përfshirjen e diasporës në politikëbërje dhe të forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke iu dhënë mundësi për përfshirje të drejtpërdrejtë në politikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ky program, është një pilot-projekt që do t’i mundësojë diasporës që të angazhohet për gjashtë muaj në dikasterin që ajo e drejton.

“Programi është program pilot i ministrisë dhe qëllimi është që të ndërlidhë profesionistët nga mërgata dhe duke iu ofruar mundësi angazhimi në MPJD, si pjesë e një programi gjashtë mujor. Kjo për t’i shkëmbyer përvojat për diplomaci publike dhe ekonomike. Ky program synon të forcojë edhe më tej lidhjen e mërgatës dhe Kosovës”, ka thënë ajo.

Qeveria i ndan 1.7 milion euro si mbështetje për bizneset

Qeveria e ka miratuar vendimin për ndarjen e 1.7 milion eurove si mbështetje për skemën e grandeve për zanatet.

Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë ka theksuar se kjo shumë është në kuadër të Zbatimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto të holla do t’i transferohen Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri të qeverisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për pagë shtesë prej 10 përqind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro.

“Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 përqind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike.  Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim”, tha Murati.

Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozim-vendimin e MF-së.

Kosova, vendi i parë në rajon që miraton Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut.

Kryeministri Albin Kurti tha se projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare

“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, u shpreh ai.

“Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve të cilat janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”. 

Shtrenjtimi i produkteve bazë, Qeveria synon që deri në gusht të hartojë ligjin për çmimet e këtyre produkteve

Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore.

Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Po bëjmë përditësimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas ngritjes së çmimeve të derivateve, Qeveria mori vendim për vendosjen e çmimit tavan dhe marzhës maksimale të fitimit nga shitja e derivateve.

Qeveria e ka cilësuar të suksesshëm vendosjen e çmimit tavan për naftën, ndërsa Kurti ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe me çmimet e produkteve esenciale, pa shkelur ligjin dhe Kushtetutën. 

​Kurti: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shton përkushtimin për reforma në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e veriut për hapjen e negociatave për anterie në BE.

“Dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin perëndimor. Ju uroj republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave për anterie në BE. Ne i gëzohemi kësaj arritjeje. Sivjet për herë të patë vendi unë marr pjesë në programin manifesta ku jam nikoqir. Manifesta ka një program 100 ditor që përfshin 25 lokacione dhe 102 pjesëmarrësve vendor e ndërkombëtar”

Ndër të tjerash Kurti foli edhe për disa nga arritjet në fushën e kulturës.

“Kosova po hyn në hartën botërore për kulturë. Artistët tanë janë punëtor e talentuar që qeveria është këtu për ti mbështetur. Edhe ardhja e festivalit manifesta ma gëzon shumë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat