Presidentja e AMFE-së dr. Aurora Dollenberg, i shkruan letër Ursula von der Leyen

Aktuale

Presidentja e AMFE-së dr. Aurora Dollenberg, i shkruan letër Ursula von der Leyen

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:31
Aurora Dollenberg

Nisma e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, sikur nga institucionet mbarë shqiptare në ballkan, ky fllim i mbarë është mirëpritur edhe nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE).

Lidhur me këtë ngjarje historike për përspektiven e vendit tonë presidentja e AMFE dr. Aurora Dollenberg dje i ka dërguar një letër falendëruese dhe vlerësuese presidentes së Komisionit Evropian dr. Ursula von der Leyen, njofton nga Brukseli gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në këtë letër nga kreu i AMFE drejtuar znj. Von der Leyen, fillimisht kanë falendëruar për fillimin e mbarë të negiociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonise Veriore në BE.

“Është shumë inkurajuese për Federatën e Mjekeve Shqiptare ne Evrope që është dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik të dy vendeve tona drejt një të ardhme evropiane. Negociatat konkrete për plotësimin e kritereve fondamentale europiane përbëjnë vlera të vërteta progresive për popujt shqipfolës…” ka shkruar dr. Aurora Dollenberg presidente e AMFE në letrën drejtuar presidentes së KE znj.Von der Leyen.

Letra e plotë:

E dashur Znj.Presidente Dr. von der Leyen

Ne rend të parë duam përmes kësaj letre tju falenderojmë përzemërsisht për fillimin e mbarë të negiociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është shumë inkurajuese për Federatën, që është dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik të dy vendeve tona drejt një të ardhme evropiane.

Federata do vazhdoi tju mbështesi në përpjekjet Tuaja për t’i bërë shoqëritë tona shqipfolëse të re-definohen përmes solidaritetit të BE-së në tejkalimin e krizës së deritanishme financiare dhe krizave të përsëritura pandemike.

Federata e ka konkretizuar kontributin e saj aktivisht përmes punës sonë të vazhdueshme me Ofrimin e vaksinave për vendet shqiptare, Ndihmë Mjekësore Falas nëpërmjet telemjekësisë dhe Arsimimit të brezave të rinj të profesionistëve shëndetësorë në Pandeminë COVID-19, aplikuar që nga prilli 2020, dhe po e zhvillojmë më tej punën për rritjen në standardet evropiane të shërbimeve mjekësore shqiptare.

Vetëm në 3 kongreset tona të fundit mjekësore evropiane ”Post Pandemic Emergences and Saving Lives” në qershor 2022, arritëm të edukojmë rreth 3000 profesionistë shqiptarë të shëndetësisë nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ne Ju bashkohemi në vendosmërisë Tuaj për të implementuar vlerat europiane të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit në vendet shqipfolëse, duke i shndërruar ato në nacione me solidaritet dhe empati ndaj të gjitha kombeve të tjera në Ballkanin perëndimor.

Federata do vazhdoj Tju mbështesi në zhvillimin e edukimit mjekësor, në aplikimin e teknologjive të reja në shërbimet mjekësore shqiptare dhe implementimin e sigurimeve shëndetësore europiane.

Sfida jonë e përbashkët mbetet të vazhdojmë të mbështesim vendet shqipfolëse për ti përmbushur Kriteret e Anëtarësimt të kërkuara nga Komunitetit të BE-së, Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit. Ne jemi përkrah jush në arritjet e përbashkët të 35 Kapitujëve të nevojshëm për anëtarsimin e vendeve shqipfolëse në BE.

Federata jonë mjekësore, filloi gati 16 vjet më parë në Shqipëri me misionin për të këshilluar mbi të gjitha aspektet e politikave shëndetësore dhe të legjislacionit mbi etikën, dhe të drejtat themelore të pacientit të ndërthurrura me zhvillimin e shkencës dhe mjekësisë moderne. Mbetemi të motivuar për të dhënë edhe në vazhdim kontributin tonë vullnetar.

Ndërkohë që Komisioni Evropian po përgatit negociatat e anëtarësimit në BE, të gjithë shqiptarët, përfshirë ne, përfaqësuesit e mjekëve dhe akademikëve që jetojnë në Evropë, jemi optimist se ky procesi i nisur do të konkudohet me anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti edhe të Kosovës në Bashkimit Evropian.

Ju falënderojmë dhe ju përgëzojmë për udhëheqjen tuaj shëmbullore dhe qëndrojmë në anën dhe shërbimin tuaj, gjatë gjithë këtij kapitulli të ri në historinë e tre kombeve tona.

Sinqerisht e Juaja,

Dr. Aurora Dollenberg MD PHD – Presidente e AMFE

Ne emër të: Mjekëve shqiptar në Europë dhe Këshillit ndërkombëtar AMFE – Prof.Kita Sallabanda, Dr.Skender Brataj, Prof.Vedat Eljezi, Dr.Gazmend Berisha, Prof.Fadil Citaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat