Lista me emrat e të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit ku u kapën 50 kg drogë në veri

Aktuale

Lista me emrat e të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit ku u kapën 50 kg drogë në veri

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 22:10
Ilustrim

Nga operationi i Njësisë së Antidrogës i zhvilluar në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut, gjatë të cilit u kapën 50 kilogramëve substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan gjashtë persona, dy prej të cilëve jetojnë në veri të Mitrovicës.

Ndërkohë burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur emrat e të gjithë të arrestuarve gjatë këtij aksioni, ku pesë nga ta të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane.

1 Dragoljub Grujic , 38 vjeç

2 Bekim Dzafce , 31-vjeçar

3 Dragan Todorovic, 34-vjeçar

4 Krsto Duric, 26-vjeçar

5 Nenad Nedeljkovic, 44-vjeçar

6 Lubisav Millutinovic, 36-vjeçar

Gjashtë të arrestuarit, janë shoqëruar fillimisht në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin dhe më pas ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim prej 48 orësh.

Gjatë këtiij aksioni janë sekuestruar edhe pajisje të ndryshme për mirëmbajtjen e laboratorit, mbi 150 bimë të kanabisit, një veturë, para të gatshme në euro e dinar, telefona, si dhe llaptopë.

Për këtë aksion ka shkruar vetëm ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili që një kohë po luan rolin e zëdhënësit të Policisë, duke njoftuar për aksionet, para se të lëshojë komunikatë Zyra për Media e Policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat