Kurti për komunitetin turk: Është element thelbësor i urës së fuqishme Kosovë-Turqi

Aktuale

Kurti për komunitetin turk: Është element thelbësor i urës së fuqishme Kosovë-Turqi

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 22:39
Kurti gjatë një takimi sot me temën “Vlerësimi i gjendjes aktuale të komunitetit turk në Kosovë”

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me temën “Vlerësimi i gjendjes aktuale të komunitetit turk në Kosovë”, vlerësoi lart kontributin e komunitetit turk për zhvillimin, demokratizimin, por gjithashtu edhe për pavarësimin e Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme të komunitetit turk në Kosovë, sfidat me të cilat përballen ata, shqetësimet e tyre, por edhe idetë e modalitetet në tejkalimin e këtyre pengesave.

Kryeministri u shpreh i bindur se mund të bëjmë më shumë dhe mund të bëjmë më mirë duke evidentuar pengesat, vështirësitë, sfidat që i kemi dhe duke i tejkaluar së bashku me vullnet qytetarë e shoqërorë në njërën anë por edhe në anën tjetër me angazhim e përgjegjësi institucionale.

“Ne e dimë që edhe para luftës e pas luftës por edhe para shpalljes së pavarësisë e pas shpalljes së pavarësisë raportet tona ndërnjerëzore, qytetare, politike kanë qenë gjithmonë të larta’’, tha Kurti.

Duke folur për lidhjen mes Kosovës e Turqisë dhe raportet mes tyre, kryeministri Kurti veçoi se asnjëherë nuk duan që në lidhjen e Kosovës me Turqinë të mos merr pjesë komuniteti turk i cili është element thelbësor i urës së fuqishme midis dy vendeve tona.

Në këtë takim e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi, e cila e falënderoi kryeministrin Kurti për mbështetjen që i ka dhënë lidhur me të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, pa asnjë dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat