Reagon familja nga Kosova: Pronares së shtëpisë në Sarandë ia lamë 5 euro më shumë, e lajmëruam policinë

Aktuale

Reagon familja nga Kosova: Pronares së shtëpisë në Sarandë ia lamë 5 euro më shumë, e lajmëruam policinë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:37
Ata thanë se për këtë rast kanë lajmëruar edhe policinë

Një denoncim i një pronareje të një shtëpie në Sarandë u bë viral mbrëmjen e sotme.

Ajo në mediat e Shqipërisë denoncoi një familje nga Kosova, e cila sipas saj i ka ikur pa paguar shtëpinë e marrë me qira për qëndrim atje.

Madje ajo tha se krejt këtë veprim, familja nga Kosova e ka bërë në orën 04:00 të natës.

“Qytetarja shkruan: Prsh JOQ! Doja te ndaja nje problem me juve Dje ne mbasdite ne qytetin e Sarandes nje familje me pushues kosovare kerkonin shtepi me qera dhe ju dhashe shtëpinë. Cdo gje ishte ne rregull u pelqeu dhe u futen brenda. Dhe e kaluan naten aty. Por sot ne mengjes ishin larguar pa njoftuar dhe pa paguar rreth ores 04:00 te mengjesit te sotëm. Celsat i kishin lene brenda dhe dera ishte e hapur. Kjo eshte familja dhe makina e tyre eshte ajo me targa te huaja. Jan momentet e ardhjes dhe ikjes. Me vjen inat per gjestin qe beren dhe as celesat nk me sollën”, ka njoftuar qytetarja për JOQ Albania

Mirëpo krejt këto pretendime të pronares në fjalë i kanë demantuar familjarët.

Ata në një mesazh dërguar në media, kanë thënë se marrëveshja paraprake me pronarin ishte që të qëndronin për 7 netë, mirëpo për shkak se atyre u ndodhi një rast, ata u desh të iknin shumë më herët.

Por, ata thonë se nata ishte 45 euro, dhe pronarit të shtëpisë i janë lënë 50 euro, pra 5 euro më shumë.

“Për familjen time në Sarandë. Veç po du me ju tregu që kjo nuk është e vërtetë. E bonëm Pazar për 7 ditë, 45 euro natën. Por na ndodhi një rast dhe nuk patëm mundësi me nejt ma, për shkak që na erdh keq ja lamë 50 euro në kuzhinë, me qelsa, dmth 5 euro më shumë”, kanë thënë nga familja.

Ata tutje kanë thënë se ata e kanë ditur se ka edhe kamera dhe krejt kjo ka ndodhur rregullisht, pasi që nata të cilën ata qëndruan, është paguar.

Familja thonë se mundësi pse pronarja veproi në këtë mënyrë, është se ndoshta është nervozuar pse ata nuk qëndruan për 7 netë.

“Na e kena ditë që ka kamera se vet ka tregu ai për siguri të makinës. Nuk e di pse, ndoshta i ka ardhë merzi që nuk kem nejt 7 ditë qysh e kemi ba pazar edhe për qata ja ka ba. Nuk pata as numer as nuk mujsha me gjet atë gazden, ai mundet me kqyr në kamera 30 min e kom lyp mos po ja gjaj shpinë”, kanë thënë tutje ata.

“Të martën naten e kena ba Pazar, të mërkurën para sabahit jem dalë”, kanë thënë në fund nga familja, nën kushte anonimiteti.

Ata thanë se për këtë rast kanë lajmëruar edhe policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat