Hoxha publikon detaje: Anëtarët e bordit të RTK-së me pagat më të larta në Ballkan

Aktuale

Hoxha publikon detaje: Anëtarët e bordit të RTK-së me pagat më të larta në Ballkan

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:23
Fadil Hoxha

Anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK) marrin pagat më të larta mujore në krahasim me bordet e transmetuesve publik të shteteve fqinje.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Hoxha ka publikuar një tabelë me shifrat e pagave mujore. Sipas shifrave, anëtarët e bordit të RTK-së marrin 1,156 euro në muaj.

Nga ana tjetër, anëtarët e bordeve të transmetuesve publik të shteteve fqinje paguhen prej 257 euro në Shqipëri, 270 në Kroaci, 490 në Mal të Zi. 400 në Serbi etj.

Image
Hoxha në FB: Shkojmë me dëshmi për pagat e Bordeve të Transmetuesve Publik

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat