Haxhiu takoi ambasadorin Hovenier dhe sekretaren Johnson, flasin për vettingun dhe luftimin e korrupsionit

Aktuale

Haxhiu takoi ambasadorin Hovenier dhe sekretaren Johnson, flasin për vettingun dhe luftimin e korrupsionit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:02
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim një delegacion të prirë nga Zv.Ndihmës Sekretarja, Lisa Johnson dhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

“Bashkëpunim të shkëlqyer e quajti ministrja Haxhiu raportin me Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila ndër të tjera, përmes programeve si INL, OPDAT dhe ICITAP vazhdon të mbështesë procese të rëndësishme të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sundimi ligjit, lufta anti-korrupsion, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë-duke përfshirë edhe aspektet e drejtësisë penale, ishin tema të cilat zgjuan interesim nga zv.ndihmës sekretarja Johnson, duke trajtuar po ashtu me një vëmendje të shtuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në nismat e saj që parandalojnë dhe luftojnë dukurinë e dhunës në familje.

“Në kuadër të agjendës së SHBA-ve në luftën globale kundër korrupsionit, znj. Johnson e vlerësoi si partner të rëndësishëm Republikën e Kosovës, për çka vlerësoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe rezultatet e saja në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe rendit juridik. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të mira dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe më tej për t’i kontribuar forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat