Çfarë po ndodh në Kosovë/ Qytetarët deri në 9 orë pa energji elektrike

Aktuale

Çfarë po ndodh në Kosovë/ Qytetarët deri në 9 orë pa energji elektrike

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:12
Ilustrim

Qytetarëve të Republikës së Kosovë duket se anjëherë s’do iu largohet “gazepi”.

Ndonëse në shekullin 21 supozohet të mos ketë probleme me energjinë elektrike, ky vetëm është shfaqur më shumë sidomos në muajt e fundit.

Qytetarët e Kosovës, pa përjashtim të ndonjë rajoni, po përballen me mungesë të madhe të energjië elektrike.

Kjo po ndodh thuajse çdo ditë. E më e keqja dhe e dhimbshmja është dita kur lajmërohet nga KEDS se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike deri në 9 orë.

Hiç më larg se sot, banorët e rajonit të Prishtinës, saktësisht Mazgiti me rrethinë ka pasur shkëputje nga ora 09:00 deri në 18:00. Sipas njoftimit, të KEDS aryeja e mungesës së energjisë ishte projekte investive-ngritja e shtyllave nën tension.

Por, ditën më të lehtë nuk e patën as në Podujevë, Besi, Fushë Kosovë, Pejë, Prizren, Hani i Elezit,Lipjan,Vushtrri, Malishevë e Gjakovë.

E kjo do përsëritet edhe nesër. Sipas njoftimeve të KEDS nuk po planifikohet të ketë ditë të mira për kosovarët.

Nesër komuna e Malishevës do të përballet me mungesë të energjise elektrike nga ora 09:00 deri në 18:00.

Edhe në rajonin e Prishtinës do të ketë shkëputje deri në gjashtë orë.

Kjo pritet të ndodh edhe më datën 23 korrik.

Ndryshe, mbrëmë KEK njoftoi opinionin se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat