3 vëllezërit që e gjakosën imamin në Podujevë në polici, i katërti shfaqet me version të çuditshëm

Aktuale

3 vëllezërit që e gjakosën imamin në Podujevë në polici, i katërti shfaqet me version të çuditshëm

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 14:11
Podujevë

Vëllau i mitur i tre të arrestuarve në Podujevë, që dyshohen për sulm ndaj imamit të fshatit Lupç, Zeqir Berisha, ka mohuar se vëllezërit e tij e kanë rrahur imamin.

Ai i ka thënë se ai dhe njëri prej vëllezërve të arrestuar kanë shkuar për ta falur namazin e jacisë, por kur kanë arritur te xhamia e fshatit e kanë gjetur imamin të shtrirë për toke e të gjakosur.

Ka deklaruar se menjëherë i ka thirur Policinë dhe Emergjencën.

“Une me vllaun tem Atdheun ishum tuj shku në xhami për namazin e jacisë, aty ishim 1 minut përpara te xhamia që fillon ezani. Tu shku aty e pamë imamin e xhamisë të shtrimë në tokë përpara rrethojave të xhamisë, ishte i gjakosur edhe kokën e kishte të gjakosur, ishte i mbulum me gjak, pastaj unë e thirra policinë, 192. Më pas, Policia me orientoi me thirr 194 emergjencën pastaj e thirra edhe emergjencën edhe ju thash dërgone sa ma shpejtë ni njësi se është imami i xhamisë se Lupcit i lëndumë rëndë”, ka thënë 17-vjeçari.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën.

Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është inicuar rast për “vrasje në tentativë”.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat