Rama ia dorëzon Metës ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Aktuale

Rama ia dorëzon Metës ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dekoruar me ‘Çelësin e Kryeqytetit’, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jam shumë i lumtur që ju kthye Prishtinës një profesionistë i niveleve më të larta ndërkombëtare dhe është një mesazh i mirë që të gjithë të rinjtë intelektualë tanë që formohen në shkollat më të mira të kthehen dhe të marrin përgjegjësi publike.

Më ka impresionuar shumë vizioni juaj që kam dëgjuar në takimin tonë të parë. Mezi pres të shikoj sa më shumë rezultate të këtij vizioni, ndërkohë e di që nuk është e thjeshtë dhe e lehtë”, tha Meta.

Meta po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në përmbyllje të mandatit të tij pesëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat