Jashari: Në Xhaminë ku u rrah imami, u tentua të instalohet tjetër islam

Aktuale

Jashari: Në Xhaminë ku u rrah imami, u tentua të instalohet tjetër islam

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:53
Zeqir Berisha

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, ka folur për incidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës ku imami i xhamisë, Zeqir Berisha, është rrahur brutalisht nga tre persona të cilët edhe po mbahen në Polici.

Jashari thotë se imami Berisha ishte ankuar edhe më herët për personat të cilët edhe po mbahen në Polici lidhur me sulmin.

Siç ka treguar Jashari, ka pasur përpjekje që të ndërhyhet në punët e imamit dhe se është bërë përpjekje që në atë xhami të predikohet një mënyrë tjetër e faljes dhe jo sipas mënyrës tradicionale për të cilën mënyrë ka insistuar imami Zeqir Berisha.

“Informacionet e para nëse i kthehemi kronologjisë, është se në imami ka qenë në Gllamnik dhe ka ardhur në Lupç. Imami viteve të fundit ka pasur probleme me një predikim të një islami ndryshe, e për të cilat na kanë njoftuar. Ka pasur tendenca për ndërhyrje në autonominë e tij të punës. Shkolla jonë është Hanefi, dhe imami e ka ruajtur këtë frymë. Në këtë situatë mund të japim versionet se i besojmë imamit tonë, sepse ai është legjitim për të kryer detyrën e tij”, ka thënë Bekim Jashari.

Kryeimami i Podujevës ka treguar se i njeh emrat të cilët janë arrestuar për sulmin ndaj imamit, meqë të njëjtit kishin vizituar zyrat e BIK-ut në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat