Kurti, shqiptari i parë që merr një nga postet kyçe në policinë sekrete të Malit të Zi

Aktuale

Kurti, shqiptari i parë që merr një nga postet kyçe në policinë sekrete të Malit të Zi

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 19:51
Agjencia e Sigurisë Kombëtare në Mal të Zi

Të premten e 22 korrikut, Artan Kurti është emëruar inspektor i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) në Mal të Zi, duke u bërë shqiptari i parë që merr një post të tillë

Në seancën e Qeverisë së Mali të Zi të premten e 22 korrikut ka marrë vendum të emërojë inspektor të përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurtin.

Artan Kurti është i diplomuar në Fakultetin Juridik në Sarajevë dhe që nga shkurti i vitit 2022, inspektori i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare ka ushtruar profesionin e avokatit.

Ndryshe, Kurti është shqiptari i parë që mban një nga postet kyçe në policinë sekrete.

Roli i Artan Kurtit si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) është kontrolli i brendshëm i ANB-së.

Ndërsa, ky vendim nuk është përkrahur nga ministrat e SDP-së sepse në biografinë e Kurtit nuk janë të pranishme të dhëna që mund të ndikojnë negativisht në skualifikimin e Artan Kurtit si kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat