Ambasadori Hamiti: S'mund të besohet se ka Zot që kërkon rrahjen, vrasjen e gjakderdhjen

Aktuale

Ambasadori Hamiti: S'mund të besohet se ka Zot që kërkon rrahjen, vrasjen e gjakderdhjen

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 21:10
Xhabir Hamiti

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti ka reaguar pas sulmit fizik ndaj imamit në Podujevë, Zeqir Berisha.

Hamiti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sulmet e tilla janë kundër shoqërisë e ambientit ku jetojmë.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj Imamit Zeqir Berishes, duhet të jetë i fundit dhe i papërsëritshëm në vendin tonë ! Kushdo që tjetrin e ka sulmuar dhe e sulmon duke u thirrur kinse në emër të Zotit, i njëjti nuk bënë gjë tjetër veçse veprim të drejtpërdrejtë kundër vet Zotit në të cilin thirret,kundër shoqërisë, ambientit ku jeton, si dhe atëdheut në të cilin frymonë

Nuk mund të paraftyrohet e të besohet se ekziston një Zot dikun, i cili kërkon rrahjen, vrasjen dhe gjakderdhjen mes njerëzve në emër të Tij.

Sulmi i fundit ndaj Imamit , por edhe sulmet tjera të mëherëshme në vendin tonë ndaj atyre cilët ngritën zërin kundër ngjyrimit të besimit me elemente përjashtuese dhe luftënxitëse , shkojnë përtej sulmit ndaj individëve, dhe pa dyshimin edhe më të vogël kanë për qëllim përmbushjen e agjendave të huaja armiqësore kundër vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat