Publikohet fotografia, ky është mërgimtari që u vra në Skënderaj

Aktuale

Publikohet fotografia, ky është mërgimtari që u vra në Skënderaj

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Është publikuar fotografia e viktimës së vrarë në Baks të Skënderajt.

Raportohet se mbrëmë në Baks u vra Besim Musliu.

Në media u raportua se 47-vjeçari i vrarë ishte nga diaspora.

Image
Besim Musliu

Sipas burimeve, vrasja ndodhi për një arsyeje banale. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje pasi viktima kishte ngasur makinën me shpejtësi të madhe.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat