Sveçla ka një apel për mërgimtarët

Aktuale

Sveçla ka një apel për mërgimtarët

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 09:34
Xhelal Sveçla

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar viktimat e aksidentit të 25 korrikut të vitit të kaluar në Kroaci.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve.

Ministri ka bërë apel për mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë e atyre që janë nisur drejt vendlindjes që të kenë kujdes dhe të kalojnë pushime të mbara.

Postimi i tij i plotë:

Mëngjesi i 25 korrikut të vitit të kaluar ishte i rëndë për shtetin e për popullin tonë. Autobusi që po sillte mërgimtarët nga Gjermania në Kosovë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 bashkëqytetar tanë e u lënduan dhjetëra të tjerë. Familjet Sylmetaj, Binakaj, Kastrati, Bellanica, Rrustemi, Kolmekshaj, Maloku, Idrizaj e Hoxha humbën më të dashurit e tyre.

Mërgata jonë ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve.

Në një vjetorin e humbjes së tyre shpresoj që familjarët të jenë të fortë ndonëse dhimbja është e madhe. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj nga zemra autoritetet kroate për reagimin e shpejtë, kujdesin por edhe për bashkëndjenjën që kanë pasur me ne.

Të dashur mërgimtarë që keni arritur në vendlindje e ju që jeni nisur drejt nesh, ju lus për kujdes dhe uroj të kaloni pushime të mbara në Kosovë. Familjet tuaja, të gjithë ne dhe vendi juaj do ju pres gjithmonë krahëhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat