Fadil Kodra e kallëzon penalisht Sveçlën

Aktuale

Fadil Kodra e kallëzon penalisht Sveçlën

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 12:25
Xhelal Sveçla

Lajmi se Xhelal Sveçla – ministri i Brendshëm – kishte shkarkuar bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Fadil Kodrën bëri bujë të madhe. Por, një tjetër zhvillim i bujshëm ka ndodhur më 22 korrik.

Kodra me anë të avokatit të tij, e ka kallëzuar penalisht Sveçlën se i ka cënuar të drejtat duke e hequr nga pozita e zyrtarit publik.

“Personi i kallezuar, në cilësi të personit zyrtar, përkatesisht si titullar i institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundershtim me autorizimet e tij ligjore dhe legjislacionin në fuqi, ka nxjerrë Vendimin nr. 0529/2022, të datës 14.07.2022, permes të cilit, ka shfuqizuar Vendimin nr. 107/2015, të datës 13.03.2015, edhe pse në rrethanat e rastit konkret, vendimi i shfuqizuar nuk është prej vitesh në fuqi, pasi qe i njëjti është shfuqizuar ipso-jure (automatikisht) me rastin e emerimit të z. Kodra në pozitën e Drejtorit të Përgjithshem të AME-se, me Vendimin nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.01.2018”

Ai ka kërkuar tri deri në 10 vjet burgim për ministrin e Brendshëm.

“Prandaj, në rrethanat e rastit konkret, ministri ka mbivendosur ne raport me qeverinë, kur e ka shperfilluar zbatimin e Vendimit nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosoves të datës 22.01.2018, mbi bazen e te cilit ankuesi është emeruar Drejtor i Pergjithshem i AME-së pas një procedure standarde ligjore rekrutimi me mandat ligjor prej pese pesë (5) vitesh”, thuhet ndër tjerash në kallëzimin penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat