Kurti e Osmani në Amerikë/ Xhevdet Pozhari ‘shpërthen’ në Kosovë ndaj kritikuesve!

Aktuale

Kurti e Osmani në Amerikë/ Xhevdet Pozhari ‘shpërthen’ në Kosovë ndaj kritikuesve!

Nga: N. Sh. Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:01
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti po qëndrojnë në Amerikë ku janë pritur në në takim nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Pas kësaj vizite në SHBA ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari, ndaj disa mediave që sipas tij, kanë sajuar raportet SHBA e Albin Kurtin.

Ai thotë se fajtorët kryesor janë mediat, që në studiot televizive të tyre disa gazetarë dhe komentues janë krekosur me ndonëj kontakt me ambasadën e SHBA-së.

Ai shkruan se SHBA është djepi ku lëkundet demorkacie botërore dhe e respektojnë secilin përfaqësues që një popull e zgjedh.

Ai shkruan se disa media e kanë një përgjegjësi të madhe bashk me ata që dalin aty, pasi që, me dekada dështimet e Qeverive të mëparshme i kanë mbuluar me përralla se Hashim Thaçin e don Amerika, e Albin Kurtin jo.

Postimi i plotë:

Ka kohë që në studio televizive të tjerëve iu them të heqin dorë nga kjo përralla "SHBA-Albin" të cilën vet mediat e kanë sajuar të ndikuar nga kundërshtarët e tij politik.

Unë vetë e kam përkrahur Kurtin por kurrë nuk kam dashur të vjen koha që me një vizitë në SHBA t'ua dëshmojë skeptikëve dhe kundërshtarëve atë që duhet ta dinë të gjithë në politikë: SHBA është djepi ku përkundet demokracia botërore. Ata respektojnë secilin përfaqësues që një popull zgjedh ta ketë si letërnjoftim të tij. As e duan Albinin më shumë, as Hashimin më pak. Thjeshtë, duan që Kosova të zhvillohet dhe të jetë projekt i suksesshëm.

Në të kaluarën ne patëm arritur deri në ato përmasa sa ish pushtetarët bënin bilborde me presidentë të SHBA-ve gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Për krejt këtë çmenduri fajtoret kryesore janë mediat. Veçanërisht ata gazetarë që vetja iu duket të rëndësishëm dhe krekosen nëse kanë ndonjë kontakt me ambasadën e SHBA-së.

Mos harroni, edhe në zgjedhjet e kaluara, edhe në ato që do të mbahen në të ardhmen, politikanët do t'iu premtojnë uj të pijshëm, rrugë, kanalizim, guidë turistike... kryesisht gjëra elementare. Në këto rrethana, jo rastësisht zbrazet Kosova.

Dhe për këtë një pjesë të madhe të përgjegjësisë e kanë edhe ata që dalin në media ngaqë me dekada dështimet e Qeverive të mëparshme i kanë mbuluar me përralla se Hashim Thaçin e don Amerika, e Albin Kurtin jo. Duke dashur ta mbulojnë të vërtetën se krejt njerëzit që Thaçi iu dha pushtet, tashmë janë milionerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat