Goditjet farfuritëse po vijnë! / Rrjeti që buron nga bërthamat ‘millosheviç-rankoviç’

Aktuale

Goditjet farfuritëse po vijnë! / Rrjeti që buron nga bërthamat ‘millosheviç-rankoviç’

Nga: Idriz Morina Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:36
Nga takimi Vjosa-Kurti-Blinken

“Miti’ pseudomedial u vra. Agjenda serbe, e ndihmuar nga treshja dhe mbështetësit e Vuçiq-Rama-Thaçit, duket se mori një goditje të re.

Pas asaj, të arrestimit të Hashim Thaçit në nëntorin e 2020-ës, takimi, pritja në Uashington DC, për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ishte një goditje e dytë për ‘skuadrat’ e vrasësve, porositësve të tyre dhe mbështetësve të tyre, që kanë përdorur dhe po përdorin çdo mjet, që të arrijnë ta nxjerrin nga burgu, udhëheqësin e tyre shpirtëror.

Mbështetja e rankoviçizmit e maskuar me vellon e patriotizmit

E gjithë kjo e maskuar me vellon e patriotizmit. Por, udhëheqësi i tyre, tha se veriu i Kosovës, nuk është tokë e ‘arnautëve’, as ka qenë kurrë, vetëm, se ishte ‘dhuratë” e Rankoviçit!

E tha kush guxon ta mbajë ‘dhuratën’ e Rankoviçit!

Pra, neve të gjithëve që e kundërshtonim ndarjen na bëri rankoviçist! Por, se bëri askë as rankoviçist, as millosheviçist, me letra, për ta nxjerrë para drejtësisë dhe në bazë të veprimeve.

Si ta bënte kur, ishte e sigurt se ai ishte kryesori në shkeljen e Kushtetutës së Kosovës, dhe në tentim-shkelje. E gjitha për interesa të Serbisë, me motivimin e shpëtimit të lëkurës së vet.

Ëndrra se do të bëhet ‘verë’ për ta, duke mbështetur projektet serbe, ka marrë fund. Po dëshmohet se epoka e tyre po mbaron.

Bashkë me këtë fund, po shënohet fundi, siç i cilësojnë juristët dhe madje disa historianë, i rrjetit të rankoviçiqzimit, i ringjallur në mënyrën më demonike, në emër të kinse luftimit të milosheviçizmit.

Sipas juristëve ky rrjet është i shtrirë në administratë, në legjislacion, dhe në akte normative, nëpërmjet së cilave shqiptarit të ndershëm i pamundësohet fitimi i të drejtës, apo edhe kur e fiton atë, i pamundësohet jetësimi i saj!

Shihet qartë rrjeti i punëtorëve të rankoviçiqzimit (tani fëmijët e tyre të pozicionuar, të koordinuar me rrjetë të organizuar) të ringjallur në mënyrën më demonike, në emër të kinse demokratizimit dhe ruajtjes së të drejtave të fituara si shërbyes civil, gjyqtarë e prokurorë, si funksionar publik në organizatat dhe institucionet publike.

Veprojnë në dëm të lirisë e demokracisë duke i zhgënjyer qytetarët në liri dhe në pavarësinë e vendit, përmes ndikimit të drejtpërdrejtë dhe pamundësimit, të realizimit, të drejtave të garantuara me ligje vendore. Shpikja dhe zbatimi i pengesave tjera të mbështetura në pushtete të fituara, kundërligjshëm si vullnet e jo detyrë në zbatim të funksionit publik, mohon realizimin e të drejtave qytetare; njëkohësisht reklamojnë heshtur dhe me "marifet" të bëmat e veprimtarisë së millosheviçit si veprime "lege artis" dhe zbatim të shpejtë dhe korrekt të ligjshmërisë nga zyrtarët e Millosheviqit dhe Rankoviqit.

Sipas juristëve ky rrjet i shtrirë në administratë, dhe në organe gjyqësore e prokuroriale.

Qytetarëve liridashës u pamundësohet realizimi dhe njëkohësisht bëhet mohimi të drejtave me vonesa të paarsyeshme.

Duke se në këto gati 20 vjet, Serbia e ka rindërtuar në Kosovë ‘murin’ e saj, nëpërmjet arritjes së ringjalljes së rrjetit më famëkeq, të atyre që në paqe, e zhdukën nga Kosova më shumë se 1/3 e popullsisë, më shumë se 20 mijë shqiptarë të vrarë, pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, të masakrave më të mëdha që ka njohur historia moderne, të vrasjes së mbi tetë mijë shqiptarëve, vetëm në atë të Gjilanit, pa numëruar Tivarin dhe të tjera.

Sipas vetë hulumtuesve serbë, është argumentuar se vetëm pas Luftës së Dytë Botërore janë ekzekutuar ose kanë vdekur nga torturat në burgje mbi 52 mijë veta, ndërsa po sipas hulumtuesit serb Srgjan Cvetkoviq, i cili i llogarit si krime të komunizmit thotë se numri i tyre është shumë më i madh.

“Në komision kemi arritur të gjejmë të dhëna se regjimi në Serbi kishte vrarë 52,000 njerëz... rreth 17,000 ishin burgosur ilegalisht në burgje e kampe të ndryshme. Vlerësimet tona janë se rreth 60.000 deri 70.000 njerëz kanë qenë viktima të represionit”, kishte deklaruar ai për BIRN-in, në vitin 2013.

Hulumtuesi nuk e saktëson se sa ishte numri i viktimave shqiptare, por bazuar edhe në kërkimet e historianëve shqiptarë, besohet se shumica e tyre ishin viktima shqiptare, të periudhës së Rankoviçit.

Pa llogaritur këtu viktimat, keqtrajtimet, arrestimet, burgosjet e mbi 700 mijë shqiptarëve, deri më 1989/1990. 

Një milion banorë më pak

Por, historiani Hashim Thaçi, që nuk e padiste askë, për krimet ndaj shqiptarëve, as për ato të regjimit të Millosheviçit, as për ato më të largëtat të regjimit të Tito-Rankoviçit, por përkundrazi luftonte me çdo kusht t’i amnistonte, ndërsa kundërshtarët e tij të ndarjes së Kosovës, po mundohej t’i njolloste publikisht, kuptohet pa emra.

Por, kur u gjend nën kritika të ashpra, ai filloi ta fshehte konceptin e tij primar, që veriun e Kosovës, Leposaviç-Leshak, t’ia bënte dhuratë Serbisë, duke arsyetuar ‘serbisht’ se ai ishte për ‘korrigjimin e kufijve’!

Për atë tashmë shumica e dinë se ishte mashtrues, keqbërës, dhe i akuzuar për vrasje nga gjykata speciale, shumica prej tyre luftëtar, aktivist dhe mbështetës të “Shtetit paralel”, dhe të Ibrahim Rugovës.

Thaçi me klanin e tij, po ashtu ishte ai që e bëri të njëjtën gjë, vetëm në mënyrë të ‘butë’, duke bërë që të rinjtë Kosovën mos ta duan, dhe që nga pas lufta, Kosova të ketë një milion banorë më pak, apo më shumë se një e treta u detyruan ta braktisin vendin. Kjo sjellje e shpresë, e braktisjes së atdheut po vazhdon edhe sot.

Pra, dualizmit politik, nëse nuk janë identitar, të këtij grupi politik, që bosht referent e ka Hashim Thaçin, pavarësisht se në cilën parti politike ndodhen, janë rrjeti i ringjallur i projekteve rankoviçiane e millosheviçiane, që në fakt, janë pjesë e programeve akademike serbe, të modifikuara dhe plotësuara në kohë, që nga Garashanini-Qubrilloviçi-Qosiqi, të riprojektuar si ‘bota serbe’!

Fatkeqësisht element i saj, sot shihet “Ballkani i hapur”, që për fat nuk përkrahet nga shumica as në opozitë, por që akoma më keq ende i propagandojnë takstativisht politikat dhe konceptet e Thaçit për zgjidhje të tjera të disfavorshme, njëra nga të cilat edhe ‘shkëmbimi territoreve’. Ky në fakt, nuk është kurrfarë shkëmbimi esencial, pos humbje e rreth 5% e territorit shqiptar, duke e mbuluar një humbje më të madhe, disa fshatra që i mori Serbia me qëllim të uljes së numrit të popullsisë dhe të natalitetit në Kosovë.

Perspektiva

Një tokë dhe territor, që ka qenë prej më shumë se 10 mijë vjetësh i banuar dhe i zotëruar nga shqiptarë, me një trashëgimi arkeologjike, që pak popuj të botës e kanë fat, ta kenë, duke qenë rrënjës dhe dominues të përhershëm të saj.

Ndërsa, nga misioni në SHBA, shpresojmë që liderët e shtetit të mos kenë rrëshqitur, nën presionin e kritikave të vazhdueshme, të rrjetit që buron nga bërthamat ‘millosheviç-rankoviç’, të ridimensionuar në emër të së ardhmes ‘globaliste’!

Por, gjërat mund të ndryshojnë për mirë, nëse në bosht të këtij riprojektimi të demokracisë së Kosovës, sot të jetë sundimi i ligjit, vazhdimi i goditjes së krimit të organizuar serb, të klaneve kriminale shqiptare dhe të bandave të përbashkëta shqiptaro-serbe, që në fakt kontrollohen nga Serbia drejtpërdrejt!

Andaj, shkëlqimi i goditjes së krimit po afron!

Shpëtimi i Kosovës dhe të ardhmes së saj, dhe të rinjve shqiptarë, buron nga fuqia e këtij shkëlqimi goditës të botës së krimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat