Haxhiu: Kurti kushtëzoi deputetët, u tha nëse përkrahni Trustin e çoj vendin në zgjedhje

Aktuale

Haxhiu: Kurti kushtëzoi deputetët, u tha nëse përkrahni Trustin e çoj vendin në zgjedhje

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 00:16
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka kushtëzuar deputetët e tij që ishin të prirë për ta përkrahur me votë votimin për tërheqjen e 30% të Trustit për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti u ka thënë deputetëve të tij që në rast të përkrahjes së projektligjit, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Ka pasë kushtëzime, nëse kalon Trusti vendi shkon në zgjedhje, e edhe Trusti nuk kalon edhe ju mundeni me shku në parti tjera, por jo me VV-në”, ka thënë Haxhiu.

“Nëse kalon Trusti shkon vendi në zgjedhje dhe hyni në listë me Bekim Haxhiun sepse më këtu nuk keni vend”, ka vazhduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat