Deputeti i PDK-së: Do të duhet të ulej urgjentisht TVSH-ja

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Do të duhet të ulej urgjentisht TVSH-ja

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 00:49
PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, foli për ngritjen e çmimeve të produkteve esenciale dhe atyre të derivateve.

Shala tha se Qeveria ka pasur mundësi të marrë hapa të tjerë për ta lehtësuar këtë dinamikë të ngritjes së çmimeve.

Ai thotë se më e mira do të ishte të ulej urgjentisht TVSH-ja në produkte esenciale pasi që nuk mjafton vetëm vendimi i Qeverisë për çmimet tavan të derivateve.

“Ka pasur mundësi dhe hapa të tjerë që do të duhet të merreshin. Do të duhet të ulej urgjentisht çështja e TVSH-së, tarifat e energjisë, do të duhet të ulej renta, të përmirësohej legjislacioni konform rrethanave dhe kushteve që kemi. Do të duhej që Qeveria të krijojë fond të veçantë për konsumatorin, të ketë politika stimuluese për konsumatorin për energjinë e pastër, panelat solare, të hapet legjislacioni dhe mundësia që ata që kanë mundësi po edhe fondi i veçantë… në mënyrë qe në ta lehtësojmë këtë dinamikë. Nuk është kriza që po na vjen sot, ne po jetojmë me të gati një vit e gjysmë dhe nuk mund të arsyetohemi para kësaj situate me çështjen e një strategjie që është premtuar”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat