​Memli Krasniqi: Kosova ka të drejtën e reciprocitetit

Aktuale

​Memli Krasniqi: Kosova ka të drejtën e reciprocitetit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:44
​Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, ka folur për paralajmërimet e veriorëve për mos dëgjueshmëri institucionale, madje edhe rikthim të barrikadave, nga data 1 gusht kur edhe duhet të fillojë zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë për letërnjoftimet.

Ai tha për KP se vendimet sovrane të bazuara në kushtetutën e Republikës së Kosovës janë vendime obligative të cilat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët pa dallim.

Sipas tij, Kosova ka të drejtën e zbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë jo vetëm për letërnjoftimet, por për të gjitha fushat që janë në interes të saj.

Krasniqi: Në disa fusha masat e reciprocitetit janë të vonuara

“Vendimet sovrane të bazuara në kushtetutë të institucioneve të vendit tonë janë vendime obligative që duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët... Kosova e ka të drejtën e vet që të zbatojë masat e reciprocitetit. Në disa fusha këto masa janë të vonuara, ne shohim se në fushën e ekonomisë dhe tregtisë heqja e masave të reciprocitetit ka pasur një efekt negative sa i përket raportit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresa jonë është që veprimet të cilat janë në interes të vendit tonë, të merren për të gjitha fushat” , ka thënë Krasniqi. 

Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Ndërsa sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat