Reagon Abdixhiku: Koordinimi me aleatët ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia është esencial

Aktuale

Reagon Abdixhiku: Koordinimi me aleatët ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia është esencial

Nga: M.L. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:13
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e mbështesin angazhimin e institucioneve për shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se reciprociteti është e drejtë e cdo shteti sovran.

Po ashtu ai ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.

Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri.

Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat