Deputetja e PDK-së: Nuk është koha për popullizëm, dështimet mos të përfundojnë si mësim

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Nuk është koha për popullizëm, dështimet mos të përfundojnë si mësim

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 06:47
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës sa i përket shtyerjes së reciprocitetit.

Ajo shkruan se ҫdo veprim i qeverisë pa koordinim me SHBA-në, nuk do të jetë në favor të Kosovës.

Postimi i plotë:

Çdo veprim i marrë nga qeveria, pa koordinim me miqt tanë ndërkombëtar e në veçanti me 🇺🇸, nuk do të përfundoj në favor të Kosovës.

Qeveria duhet të merr vendime të mirëmenduara për vendin, para se të veproj.

Nuk është koha për popullizëm! Kosovës i duhet siguri e mbi të gjitha  stabilitet politik dhe ekonomik.

Dështimet mos të përfundojnë si mësim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat