Brukseli e konfirmon se ka dërguar ftesa në Prishtinë e Beograd

Aktuale

Brukseli e konfirmon se ka dërguar ftesa në Prishtinë e Beograd

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 15:32
Joseph Borell

Përmes një komunikate, BE-ja konfirmon se ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të shkojnë për takim në Bruksel, pas tensioneve të një nate më parë ne veriun e Kosovës.

Bashkimi Evropian ka dalë me një reagim një ditë pasi në veri të Kosovës u tensionua situata, për shkak të vendimit të Qeverisë për të zbatuar reciprocitetin me targa dhe me dokumente të lëshuara nga Serbia.

BE-ja ripërsëritur se ideja për pezullimin e vendimit për targat dhe dokumentet ka qenë e Përfaqësuesit të Lartë evropian, Joseph Borell. Pas kësaj, njofton zyra për shtyp e BE-së, palët janë ftuar për takim të ndërmjetësuar në Bruksel.

“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Joseph Borrell dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në komunikatë.

“Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat