​Mehaj zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Letonia

Aktuale

​Mehaj zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Letonia

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 17:03
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Letonia, Artis Pabriks.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se kanë biseduar mbi situatën e sigurisë së përgjithshme, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive dhe forcave tona.

“Letonia është partner yni i rëndësishëm në proceset e zhvillimit të forcave tona.

Të dy u akorduam që të intensifikohen angazhimet nga dyja palët për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të dyanshëm”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat