Mungoi në Komision, opozita e kritikon ministrin Latifi

Aktuale

Mungoi në Komision, opozita e kritikon ministrin Latifi

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:01
Komisioni ka vendosur që ky raport të shqyrtohet në seancë plenare.

Për shkak të mungesës së ministrit ë Shëndetësisë, ka dështuar të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të MSh-së. Opozita në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike nuk është pajtuar të shqyrtojë këtë raport pa prezencën e ministrit Rifat Latifi.

Komisioni ka vendosur që ky raport të shqyrtohet në seancë plenare.

Me këtë është pajtuar edhe anëtari i LVV-së, Eman Rrahmani.

"Ne kërkojmë llogari dhe këtu duhet të jetë niveli i ministrave", ka thënë ai.

Po ashtu edhe deputetja Albana Bytyqi ka deklaruar se mungesa e ministrit në komision tregon neglizhencën për llogaridhënie.

"Po e marr shqetësuese mungesën e ministrit këtu. Nëse vazhdohet të shqyrtohet raporti, unë nuk do të marr pjesë në komision", ka thënë ajo.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për 2021, ky po raporton drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat