Vjosa Osmani në BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia, tenton përshkallëzimin e Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani në BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia, tenton përshkallëzimin e Kosovës

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:01
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për BBC-në, ku ka folur për tensionet në veri të vendit.

Ajo ka thënë se Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzimin e situatës në Kosovë

“Tensionet për përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe e nxitu nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, tha ajo.

“Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, shtoi ajo.

Gazetarja e BBC-së ka pyetur Osmanin se a ekziston rreziku të përshkallëzohet situata në Kosovë.

“Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë. Por ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia”, u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat