Pesëvjeçarin në Mitrovicë dyshohet se e shkeli për vdekje djali i axhës

Aktuale

Pesëvjeçarin në Mitrovicë dyshohet se e shkeli për vdekje djali i axhës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 00:05
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë ku një pesëvjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë derisa po e ngiste biçikletën.

Personi i dyshuar për këtë aksident tragjik është arrestuar.

Mirëpo sipas informacioneve që ka siguruar media i dyshuari është djali i axhës së pesëvjeçarit i cili dyshohet se aksidentalisht e ka goditur me veturë pesëvjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat