Haxhiu: Kërkesa e qytetarëve për tërheqje nga Trusti u la me qëllim për vjeshtë

Aktuale

Haxhiu: Kërkesa e qytetarëve për tërheqje nga Trusti u la me qëllim për vjeshtë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:03
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për projektligjin për tërheqjen e një përqindje nga Trusti, duke theksuar se që 22 ditë i kanë dërguar nënshkrimet në KQZ për verifikim, mirëpo deri tani nuk kanë pranuar.

Sipas tij, “kërkesa e qytetarëve” për tërheqjen e Trustit është lënë me qëllim për sesionin vjeshtor.

“Qytetarët kanë mbledhur nënshkrime të cilat janë deponuar më 15 korrik në Kuvend. Projektligji parasheh që të bëhet tërheqja e mjeteve nga 10 deri në 30 pqr qind. Sipas ligjit për nisma legjislative, kuvendi këto nënshkrime i dërgon në KQZ dhe brenda 15 ditëve duhet të bëhet verifikimi i tyre.

Sot jemi në ditën e 22-të prej që janë dorëzuar nënshkrime dhe nuk ka konfirmim nga KQZ. Ka ndodhur një shtyrje e kërkesës së qytetarëve qëllimisht që të mbetet për sesionin vjeshtor, pra që të shtyhen afatet sa më shumë”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat