​Opozita kritikon ministrin Sveçla: Nuk e ka prioritet reformën në administratën publike

Aktuale

​Opozita kritikon ministrin Sveçla: Nuk e ka prioritet reformën në administratën publike

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:05
Kuvendi i Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike Kosovës kanë kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla për mungesën e reformave në administratën publike.

Në interpelancën e sotme ndaj ministrit Sveçla në Kuvend, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se mungesa e ligjeve që prekin reformën në administratë publike paraqet dështimin total të Qeverisë Kurti në këtë fushë.

Lushtaku: Sveçla se ka prioritet reformën në administratën publike

“Po e shohim një ministër që nuk e ka prioritet administratën publike, reformën e saj. Po shihet qartë se është një dështim total i kësaj qeverie hipokrite, por jo në aspektin vetëm të detyrave si ministër, por edhe vet në funkionimin e dy ministrive po vihet në diskutim”, tha ai.

Kritik u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili tha se ministri Sveçla ka lënë në amulli të plotë shumë institucione.

Veliu: Keni lënë në amulli të plotë shumë institucionet

“Ju jeni kujdesur që në ditën e para që menjëherë të anuloni krejt punën e grupit punues që kishte bërë për ndryshimet e Ligjit për zyrtarët publik, kryesisht ishin të bazuara në zbatimin e aktgjykimit dhe e shpërbëtë atë grup punues duke zbatuar një ekip tjetër për të nisur punën nga zero. Sidoqoftë, ju, jo vetëm që nuk keni arritur të bëni ndryshimet, madje ende se keni proceduar projekt rregulloren për rekrutim dhe pranim në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, të cilën e patën hartuar ekipin punues sa isha unë ministër. Në këtë mënyrë e keni lënë në amulli të plotë këtë sektor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat