Si kishte tentuar një polic maqedon ta vriste ish-pjesëtarin e UÇK-së në veturë

Aktuale

Si kishte tentuar një polic maqedon ta vriste ish-pjesëtarin e UÇK-së në veturë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:29
Nimon Krasniqi

Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi në një rrëfim ka shpalosur detaje nga ballafaqimi i tij me policët serbë në kohën e luftës, videoja e të cilit kishte bërë xhiron e rrjetit.

Krasniqi në vitin 1990 kur Bob Doli po vinte në Prishtinë për çështje shqiptare, kishte marrë përsipër organizimin e pritjes së tij dhe disa kongresmenëve.

Ai tregoi për përplasjen fizike që ka pasur me policët serbë, me ç’rast e ka tërhequr zvarrë njërin prej tyre.

“Ishin dy djem të rinjë duke i ndjek policia, rastësisht ishin afru tek dera e autobusit të tretë, unë e hapi derën e autobusit, hyjnë ata djem brenda, një polic i ndjekte ‘kërrbaq’ që i thonin ktyne herë e ka pas të gjatë, polici don më hy brenda me i kap ata, sa i fut ai duart brenda, unë e mbylli derën e tretë të autobusit, atëherë filloj unë me autobusë me e ngrehë, ai mbeti me duar brenda polici, edhe une e ngrej policin zhag prej atje tu i grahë autobusit, më kujtohet mirë ajo skenë, i ikin këpucët, i deshen, kallashi i mbetë në rrugë”, tha ish i burgosuri politik.

Tutje, Krasniqi ka shpjeguar në detaje momentin kur është përballur sy më sy me policët serbë.

 “I kam hapë dyert dhe kam thënë ikni kush kah të mundet, dhe unë kur filloj me dalë ka dera e majtë e vozitësit, aty një polic tjetër me automatik, iki nga dera e parë, dy policë të tjerë, kapem fyta-fyt me ta, njërin arrita me e rrëzu edhe ra nën shkallët e autobusit s’e harroj kurrë, dhe i bie me dy këmbët në bark, dhe kam fillu ikjen, dhe posa kam fillu ikjen më kapën. Duke u torturu me ta jemi ardh deri këtu përafërsisht zall ka qenë, këtu ka qenë një kerr i policisë i thojshim atëherë ‘gazikë’ e policisë, këtu kanë qenë dy ose tre të tjera dhe duke u torturu arrij t’i shkëputem për momentin dhe me ik, në atë qosh kishin qenë një grup tjetër i policisë dhe prapë rashë në duart e tyre. Aty fillon tortura e tmerrshme, torturë e jashtëzakonshme, veç unë edhe trupi jem e di çka kemi vuajtur”, u shpreh ai për Demos. Ish i burgosuri politik gjithashtu bëri të ditur se e kishte dëgjuar momentin teksa policët serbë komandoheshin për vrasjen e tij.

I dëgjojsha në ata toki-vokit e tyre, ‘sot i dua 150 të vrarë’, e kush i thojke nuk e di, dhe ky ua kthente ‘e kemi një të madh që e kemi para vdekjes’… E mbaj mend mirë një maqedon e merr nje thikë dhe ma shtin në gojë me teh, dhe tha unë jam maqedon dhe më tha kam me ta këput gojën këtu deri te vesht kam me ta qit, veç derisa të shtij brenda”, shtoi Krasniqi.

Mes tjerash ai foli edhe për jetën dhe veprimtarinë e tij pas përjetimeve të rënda nga policët serbë, të cilat i kishin ndikuar negativisht në gjendjen shpirtërore.

“Jeta ime ishte shumë e vështirë, qëndrimi në Kosovë, edhe iki për në Zvicër, kur shkoj atje unë filloj aktivitetin tim deri në përfundim të luftës, po torturat e kësaj ngjarje që ndodhi këtu lanë pasoja, shpirtërore dhe fizike në trupin tim. Falë Zotit, falë dëshirës tem për atdhe, luftës që e kam bo për këtë vend jam në këmbë, jam i fortë, jetoj sot, iu tregoj se unë jam Nimon Krasniqi që torturohem aty”, përfundoi ish i burgosuri politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat