​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, për të dalë nga Merdare duhet pritur mbi 4 orë

Aktuale

​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, për të dalë nga Merdare duhet pritur mbi 4 orë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Në orët e pasdites gjendja në pikat e kalimeve kufitare në Kosovë vazhdon të jetë e ngarkuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të orës 17:56, pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në dalje të Merdares.

Në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar duhet pritur 10-15 minuta, ndërsa kolona është 10-20 metra e gjatë. Kolona në dalje është dy kilometra dhe pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë e njëzet minuta.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 15-20 minuta dhe kolona është 50 metra e gjatë. Në dalje kolona është 400 metra e gjatë dhe pritjet janë 40-50 minuta.

Në Jarinje për të hyrë udhëtarët duhet të presin 5-10 minuta, ndërsa në dalje duhet pritur 20-30 minuta dhe kolona është 60 metra e gjatë.

Ndërsa në Muçibabë pritjet për hyrje janë 10-15 minuta dhe kolona është e gjatë 50 metra, ndërsa në dalje kolona është një kilometër e gjatë dhe pritjet janë dy orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat